Kryefaqja / LAJME / Dorëzohet Mikic: Do ta respektoj vendimin jodemokratik të Haradinajt

Dorëzohet Mikic: Do ta respektoj vendimin jodemokratik të Haradinajt

 Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikic më në fund ka pranuar që të respektojë vendimet e kryeministrit Ramush Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.


Mikic e cila është liruar nga detyra gjatë ditës së hënë nga kryeministri Ramush Haradinaj, por ajo fillimisht kishte thënë se nuk do ta respektonte këtë vendim pasi deklaratat që kishte thënë se NATO kishte bërë gjenocid ndaj serbëve dhe se Serbia kishte luftuar kundër terroristëve shqiptarë qëndrojnë. 

Mirëpo, ajo duket se është zbutur dhe është dorëzuar, tani thotë se do ta respektojë vendimin sipas saj “jodemokratik të Ramush Haradinajt”.

“Por ja që kryeministri nuk qenka demokratike”, ka thënë Mikiq për Klan Kosovën.

Mikiq, tha se këtë të marte nuk do të shkojë në zyre dhe se i ka urdhëruar njerëzit e saj t’ia marrin gjërat nga zyra./gazetametro.net

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Babai i gruas së kthyer nga ISIS: Vajzën e kam në depresion, dihet çka është bërë atje

Pas më shumë se tre viteve qëndrim në zonat e zonat e luftës së Shtetit …

Leave a Reply